E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazh falënderimi i Presidentit francez Sarkozy për Kryeministrin Berisha

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Prof. Dr. Sali Berisha, ka marrë një mesazh falënderimi nga Presidenti i Republikës Franceze, zoti Nikola Sarkozy, në të cilin ndër të tjera thuhet:

"Ju falënderoj për mesazhin e urimeve që më dërguat, nga i cili ndjehem shumë i prekur. Duke vazhduar reformat dhe konsoliduar shtetin e së drejtës, Shqipëria do të përparojë në rrugën e afrimit të saj në Europë.

Të jeni i sigurt së Franca do të vazhdojë t'ju japë të gjithë mbështetjen e saj", thuhet në mesazhin e Presidentit Sarkozy, sikundër thekson se "Franca dëshiron të thellojë dialogun dhe bashkëpunimin bilateral me vendin tuaj".

"Unë shfrytëzoj rastin për t'ju rishprehur besimin tim, se këtë vit delikat për të ardhmen e Ballkanit, Shqipëria do të vazhdojë të ushtrojë influencën moderuese në rajon", shkruan në mesazh Presidenti Sarkozy.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›