E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesazh ngushëllimi i Kryeministrit Berisha drejtuar familjes së të ndjerit Vehbi Veliaj dhe ekipit të televizionit ALSAT

“Ndarja nga jeta e prindit shembullor, bashkëshortit tuaj të dashur, drejtuesit të talentuar dhe pronarit të televizionit ALSAT , mikut tim Vehbi Velia është një humbje e madhe për ju, për botën mediatike dhe afariste shqiptare, për miqtë  e tij në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni  e kudo që ndodhen.

Familjes do ti mungojë njeriu i tyre më i dashur , mediave shqiptare drejtuesi dhe pronari i talentuar i njërit prej televizioneve më të hapura dhe më të çmuara të botës shqiptare, biznesit një përfaqësues i ndershëm ,i denjë dhe i shquar dhe miqve një mik i çmuar dhe besnik, të cilin nuk do ta harrojnë kurre.

Në këto ditë zie ndaj me ju të dashur familjarë dhe të afërm, bashkëpunëtorë dhe miq të Vehbi Velisë  humbjen e thellë, pikëllimin e madh dhe lutem që shpirti i tij  të gjejë paqen e merituar dhe ju të gjeni forcën për të përballuar pikëllimin për këtë humbje të pakompensueshme.

Me respekt

Sali Berisha“   


16/05/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›