Turi me gratë Për një Shqipëri që po ndryshon në Kukës. Kryetarja e Kuvendit: "Ne do të fitojmë prapë".
"Gratë për një Shqipëri që po ndryshon" ka mbërritur në qytetin verior të Kukësit, ku Kryetarja e Kuvendit u prit në një atmosferë entuziazmi me gratë dhe vajzat e këtij qyteti.
Teksa takimi nisi në bulevardin qendror të qytetit të tejmbushur me gra, nëna e vajza të reja, në qiell kaloi avioni i parë me pasagjerë nga Tirana që u ul në aeroportin e ri të Kukësit. Në fjalën e saj, Kryetarja e Kuvendit tha se Kukësi ka hyrë në historinë e mbarë botës me mikpritjen e jashtëzakonshme që i bëri kosovarëve të mbërritur gjtë luftës në Kosovë. "Por Kukësi, vijoi Kryetarja e Kuvendit do të hyjë në historinë e zhvillimit me një kryevepër të infrastrukturës, rrugën Durrës-Kukës. Më tej në fjalën e saj Kryetarja e Kuvendit tha: Kryetari i Bashkisë së Tiranës erdhi në Kukës, por nuk shkoi te rruga. Erdhi në Kukës, por nuk foli një fjalë të mirë për rrugën. Erdhi në Kukës dhe vazhdoi të hidhte baltë mbi atë që është kryevepra jonë. Baltë mbi atë që është krenaria jonë. Baltë mbi atë që është tuneli i shqiptarëve. Që është tuneli i bashkimit, që është rruga e bashkimit, që është rruga e afrimit.Në 8 vjet e nëpërkëmbën, e nënvlerësuan dhe pastaj e vodhën, e vodhën, e vodhën. E vodhën me të gjitha taksat që morën për këtë rrugë. Kur rruga filloi, ata filluan të villnin vrer. Pastaj, helm. Pastaj, çdo ditë baltë, baltë, baltë pa fund. Kjo rrugë ka lëvizur malet. Kjo rugë ka tundur tokën. Kjo rrugë na ka bashkuar të gjithë ne shqiptarëve. Ne shqiptarëve në Shqipëri, ne shqiptarëve si komb, ne shqiptarëve në Ballkan.
Kjo rrugë e ka emrin Sali Berisha.
Rruga që bashkon vendin është rruga e të gjithë shqiptarëve, është rruga jonë, është e ardhmja jonë. U them këtyre vajzave se ne do të fitojmë! Do të fitojmë, dhe përsëri do të fitojmë! Prapë, prapë dhe prapë- tha Kryetarja e Kuvendit.
Fjala e plotë e Kryetares së Kuvendit Të dashura nëna,
Të dashura motra,
Të dashura bashkëshorte,
Unë jam shumë e lumtur që jam sot këtu në Kukës, që jam e rrethuar nga ju, nga nënat, nga vajzat, nga bashkëshortet, nga gjyshet më të mrekullueshme, më të dashura, më të dhimbshme.
Më lejoni që prej këtu të përshëndes pasagjerët e avionit të parë, që sapo kaloi, avionit të parë që ulet këtu, në aeroportin tuaj të ri. Përshëndes pasagjerët e parë që vijnë nga Tirana dhe ulen në aeroportin e ri të Kukësit.
Kukësi po ndryshon! Shqipëria po ndryshon!
Unë kam ardhur shumë herë në qyetetin tuaj. Kam ardhur edhe kur isha në opozitë. Ky qytet ka mbetur në mënyrë të veçantë në mendjen time. Në mendjen e të gjithë kolegëve të mi. Në mendjen e të gjithë shqiptarëve. Por, në të vërtetë, edhe në mendjen e të gjithë botës. Kjo ka ndodhur gjatë periudhës së luftës në Kosovë.
Në atë periudhë ju zbuluat zemërgjerësinë tuaj. Në atë periudhë ju i zbuluat botës mikëpritjen e jashtëzakonshme të shtëpive tuaja. Ju nënat, ju vajzat e reja, ju bashkëshortet, ju gjyshet, hapët dyert e shtëpisë për çdo shqiptar që vinte nga Kosova.
Ju ndatë me fëmijët e tyre çdo gjë që kishit për fëmijët tuaj. Ju i ushqyet ata sikur të ishin fëmijët tuaj.
Ky ishte një model, i cili na bëri që të shiheshim nga të tjerët si një popull me zemër të madhe. Në fakt, siç kemi qenë gjithmonë, një popull me dhembshuri të madhe, ashtu siç kemi qenë gjithmonë, një popull që di të sakrifikojë, ashtu siç kemi sakrifikuar gjithmonë.
Atë ditë Kukësi hyri në histori me imazhin më të bukur të dhembshurisë dhe dashurisë.
Atë ditë shqiptarët hynë në historinë e botës, si një popull me zemër të madhe, që nuk pyet për vështirësitë, që nuk pyet kur nuk ka, që nuk pyet se ndoshta nuk ka shumë para. Por, ndërsa në atë periudhë të vështirë Kukësi hyri në histori për zemërgjerësinë dhe mikëpritjen e madhe, sot Kukësi hyn në histori në një moment të bukur.
Në historinë e zhvillimit. Në historinë e rrugës.
Vajza që sapo foli, tha se kjo rrugë ka ndryshuar çdo gjë. Kjo është e vërtetë. Kjo rrugë ka lëvizur malet. Kjo rrugë ka tundur tokën. Kjo rrugë na ka bashkuar të gjithë ne shqiptarëve. Ne shqiptarëve në Shqipëri, ne shqiptarëve si komb, ne shqiptarëve në Ballkan.
Kjo rrugë e ka emrin Sali Berisha. Këtë rrugë mund ta bënte vetëm Sali Berisha.
Dhe ne ndihemi krenarë. Rruga që bashkon vendin është rruga e të gjithë shqiptarëve, është rruga jonë, është e ardhmja jonë.
Gjatë kësaj periudhe kam lëvizur shumë, kam lëvizur në fshatra të ndryshme e në komuna të ndryshme. Kam takuar burra, kam takuar gra, kam takuar pensionistë, kam takuar shkrimtarë, kam takuar punëtorë, kam takuar nëna, që i janë dedikuar vetëm fëmijëve të tyre. Kam pasur takime vetëm me zonja, vetëm me gra, me vajza, me studente. Kemi folur për shumë gjëra. Kam dëgjuar shumë histori.
Natyrisht, shumica e tyre janë gra që edhe kur janë në vështirësi janë gjithmonë të sinqerta. Flasin atë çfarë mendojnë, edhe kur kanë vështirësi në familjet e tyre apo me fëmijët e tyre. Ato përsëri shohin me optimizëm. Janë gra që flasin atë që ndiejnë, që thonë gjithmonë të vërtetën, që pavarësisht vështirësive që mund të kenë, ato sjellin vetëm gëzim, sjellin vetëm optimizëm, sjellin vetëm shpresë në familje.
Unë kam shprehur mirënjohjen, në çdo takim që kam pasur, për kontributin e çdo gruaje, çdo nëne të re, të cilat i janë dedikuar vetëm familjes, në çdo gjë që ato kanë bërë. Sepse, duke duke bërë për fëmijët e tyre, ato kanë bërë për familjen e tyre. Duke bërë për familjen e tyre, ato kanë bërë për vendin e tyre. Duke bërë për vendin e tyre, ato kanë bërë për kombin e tyre.
Unë dua ta them këtu në Kukës, unë i respektoj gratë në karrierë, gratë e suksesshme, gratë që shkëlqejnë në profesionet e tyre; mjeket, infermieret, mësueset, ekonomistet, por, mbi të gjitha, admirimi im më i madh shkon për ato gra që sakrifikojnë çdo gjë për fëmijët, që i janë përkushtuar vetëm rritjes, edukimit, mësimit të fëmijëve të tyre, që i janë përkushtuar vetëm familjes së tyre.
Punën e tyre asnjëherë në historinë e njerëzimit ekonomistët nuk kanë ditur ta vlerësojnë. Nënat e dinë se çfarë do të thotë të rrisësh fëmijët, e dinë çfarë do të thotë të përsërisësh netë të tëra pa gjumë, ndërsa rrinë mbi kokën e fëmijës, kur ai është i sëmurë, kur ai qan, kur ai kërkon të thotë diçka dhe nuk di se si ta thotë. Ne nënat që ecim duke na u dridhur shpirti, duke na u dridhur zemra, kur fëmija hedh hapin e parë. Më pas, ne vrapojmë pas tij kur ai bën hapin e dytë, të tretin. Dhe i tregojmë të gjitha shoqeve tona Shiko e bëri hapin e parë. Pastaj, Shiko hyri në klasë të parë. Shkoi në gjimnaz. Shkoi në universititet.
Ne vërtet mund ti përkushtohemi vetëm familjes, apo vetëm një profesioni, por ne kërkojmë nga shoqëria që të na respektojë. Ne që dimë të bëjmë kaq mirë të parën, dimë të bëjmë po kaq mirë të dytën. Ndaj edhe në çdo takim i kërkojmë shoqërisë në përgjithësi, respekt për atë që jemi. Ne nuk pretendojmë që jemi më të mira se të tjerët. Por, ne kërkojmë atë dinjitet që na takon.
Gjatë kësaj periudhe kam të drejtë të them se Shqipëria ka ndryshuar vërtet. Ka ndryshuar me rrugën tuaj, me rrugën e shqiptarëve, me rrugë në jug. Ka ndryshuar në Vlorë, në Sarandë, në Shkodër, në Korçë, në Tiranë, në Durrës dhe kudo. Por, mbi të gjitha, ndryshimi më i madh ka qenë antarësimi i Shqipërisë në NATO.
Dhe kjo është e rëndësishme. Ky antarësim ka bërë të mundur që ne të shihemi si qytetarë të NATO-s. Që ne të shihemi si gra të kësaj aleance të madhe të lirisë. Ky antarësim ne si nëna, si familjare, si profesioniste, na jep më shumë dinjitet, më shumë respekt. Dhe ne këtë e meritojmë.
Pak kohë më parë Kryetari i Bashkisë së Tiranës erdhi në Kukës. Erdhi në Kukës, por nuk shkoi te rruga. Erdhi në Kukës, por nuk foli një fjalë të mirë për rrugën. Erdhi në Kukës dhe vazhdoi të hidhte baltë mbi atë që është kryevepra jonë. Baltë mbi atë që është krenaria jonë. Baltë mbi atë që është tuneli i shqiptarëve. Që është tuneli i bashkimit, që është rruga e bashkimit, që është rruga e afrimit.
Gjatë 8 viteve të kaluara ata asnjëherë nuk