E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi mbyll punimet e Legjislaturës XVII: 2005-2009.

  Kuvendi mbyll punimet e Legjislaturës XVII: 2005-2009
Seanca e sotme miratoi ndër të tjera Dekretin për emërimin e z. Viktor Gumi në detyrën e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Raportin e Komisionit hetimor parlamentar "Për hetimin e e praktikave dhe procedurale të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës"
  Nën drejtimin e Kryetares Jozefina Topalli, Kuvendi u mblodh në seancë plenare ditën e premte , më 15 Maj  2009, ora 18:00. Seanca miratoi dekretin e  Presidentit për shkarkimin nga detyra të Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, z. Anastas Duro, dhe Dekretin për emërimin e z. Viktor Gumi në detyrën e Ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.
Më tej Kryetarja e Kuvendit mblodhi Konferencën e Kryetarëve, e cila miratoi rendin e punimeve të seancës, si më poshtë:
1. Miratimi i procesverbalit te datës 11.05.2009
2. Projektligji"Për pensionet shtetërore supplementare të punonjësve të Universiteteve të Shkollave të Larta Qendrës së Studimeve Albanalogjike Akademisë së Shkencave dhe të gjitha institucioneve të tjera kërkimore publike në RSH të cilët kanë tituj shkencorë.
3. Projekligji"Për financimin nga buxheti i shtetit të bashkisë fetare që kanë nënshkruar marrëveshje me KM".
4.Projektligji"Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin  nr9739,datë 21.05.2007 "Për shërbimine Transfuzionit të Gjakut".
5.Projektligj'Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve  të Forcate të Armatosura,  të punonjësve të Policisë së Shtetit ,të Gardës së Republikës ,të Shërbimit Informativ të Shtetit,të Policisë së Burgjeve,të Policisë së Mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin e punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në RSH".
6.Projektvendim 'Për miratimin e raportit të komisionit hetimor për shqyrtimin e kërkesës së një grupi deputetësh për hetimin e praktikave dhe procedurale të dhënies së lejeve të ndërtimit në bashkinë e Tiranës i ngritur me vendimin nr.249,datë 23.04.2009.
7.Projektvendim "Për shpërndarjen e fondeve publike për subjektet zgjedhore".
8.Proejktvendim"Për mbylljen e Legjislaturës."
Deputetët dëgjuan dhe miratuan raportin e Komisionit hetimor parlamentar "Për hetimin e e praktikave dhe procedurave të dhënies së lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës", raport,  i cili do ti dërgohet Prokurorisë së Përgjithshme për fillimin e çështjes penale pëpersonat që kanë abuzuar me detyrën dhe funksionin publik.
Deputetët miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Me seancën e sotme, Kuvendi mbylli Legislatura e XVII: 2005-2009.
   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›