E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit pret në takim Presidentin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, Zhoao SoaresSoares: Infrastruktura moderne zgjedhore, një arritje shumë e rëndësishme.

    "Shqipëria ka ndërmarrë reforma  të shkëlqyera. Infrastruktura modenrne zgjedhore dhe kartat e identitetit që po aplikohen për herë të parë janë tregues i një arritje të rëndësishme, tha Presidenti i Asamblesë Parlamentare të OSBEsë, Zhoao Soares në takimin me Kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli.   Zoti Soares e informoi Kryetaren e Kuvendit se Asambleja do të jetë e pranishme në zgjedhjet e 28 qershorit me një mision vëzhguesish.
"Ne I mirëpresim dhe ju falënderojmë, tha Kryetarja e Kryetarja e Kuvendit"   Duke e cilësuar  anëtarësimin e Shqipërisë në NATO si një ngjarje historike, zoti Soares theksoi se edhe dorëzimi i kërkesës për statusin e vendit kandidat në BE është një moment shumë i rëndësishëm për Shqipërinë.   Zoti Soares vlerësoi sistemin e ri elektronik të votimit në sallën e parlamentit   "Besoj shumë në punën e mrekullueshme tuajën si Kryetare e Kuvendit, theksoi ai duke shtuar se vlerëson edhe kontributin e delegacionit parlamentar shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.   Në bisedën me zotin Soares, Kryetarja e Kuvendit duke u ndalur në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, theksoi se :
"Ndihem shumë mirë që për herë të parë kodi electoral u miratuar në parlament shumë kohë përpara zgjedhjeve, institucionet zgjedhore u ngritën me konsensus, qytetarët për herë të parë po pajisen me kartat e identitetit dhe zgjedhësit kanë regjistrin e tyre elektronik. Procesi i pajisjes së zgjedhësve me kartat e identitetit po ecën shumë mirë madje më mirë se c'e kishim parashikuar, tha ajo.   Vëzhguesit e OSBE/OHDIR, tha Kryetarja e Kuvendit do të kenë mundësinë të shohin procesin më të rregullt, më të lirë e të ndershëm të zhvilluar në Shqipëri, një process me të gjitha standardet europiane.   Në këto katër vite tha Kryetarja e Kuvendit, Shqipëria ka njohur një bum reformash që kanë transformuar vendin. Këto reforma bënë që vendi ynë të anëtarësohet në NATO krah kombeve të mëdha dhe pas përmbylljes së ratifikimit të MSA-së të dorëzojë kërkesën për statusin e vendit kandidat në BE.   Kemi bërë një rrugë të gjatë në një kohë shumë të shkurtër dhe vullneti ynë është maksimal për të vijuar projektin e madh të Shqipërisë që po ndryshon.   Kryetari i Asamblesë parlamentare të OSBE-së duke uruar suksese në zgjedhjet e ardhshme parlamentare shprehu vullnetin dhe dëshirën për bashkëpunim të mëtejshëm edhe pas këtyre zgjedhjeve.

  
  

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›