Mesazh urimi i Presidentit të Republikës për besimtarët myslimanë me rastin e Fiter Bajramit.
29 shtator 2008
Të nderuar besimtarë myslimanë,
Në këtë ditë të shënuar feste, më lejoni t’ju uroj nga zemra Gëzuar e me fat Fiter Bajramin!
Uroj që kjo ditë e veçantë që vjen pas një muaj agjërimi, përkushtimi e adhurimi t’ju gjejë më të devotshëm ndaj njëri tjetrit, plot besim e motivim të sinqertë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët.
Pas 30 ditë adhurimi e meditimi, reflektimi të sinqertë brenda vetes, duke treguar devotshmëri ndaj Zotit por edhe vetëkontroll, në këtë festë të pastrimit shpirtëror, e cila falë vlerës së shkëlqyer të bashkëjetesës fetare urohet nga të gjithë pa dallim, le të forcojmë solidaritetin e dashurinë për njeri-tjetrin, përkushtimin për të gjithë qytetarët shqiptarë për prosperimin e atdheut tonë të shtrenjtë.
Paqja, begatia e prosperiteti le të jenë me të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.