Presidenti Topi vlerëson rolin e diasporës shqiptare në një takim pune me Konsujt e Nderit të Shqipërisë në Amerikë.
27 shtator 2008
Boston,
SHBA
Presidenti i Republikës, Bamir Topi në vazhdim të vizitës së tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara, mori pjesë sot në një takim pune me Konsujt e Nderit të Shqipërisë në Amerikë.
Pasi shprehu mirënjohjen për për kontributin e jashtëzakonshmë dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në mbarë momentet e rëndësishme të historisë së kombit shqiptar, ndihmesë që u kurorëzua me ratifikimin e protokollit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO nga ana e Senatit amerikan, Presidenti Topi vlerësoi rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare anembanë botës, sidomos të asaj në shtetin më demokratik në botë, siç është Amerika.
Kryetari i Shtetit shprehu kënaqësinë e veçantë për mundësinë e këtij komunikimi me konsujt e nderit të Shqipërisë, me të cilët shkëmbeu mendime dhe ide se si mund të rrisin efektshmërinë e aktivitetit të tyre në ndërtimin e urave të komunikimit dhe rritjen e imazhit të Shqipërisë në botë duke zhvilluar edhe bashkëpunimin ekonomik dhe tërheqjen e investimeve amerikane në Shqipëri.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në SHBA, Aleksandër Sallabanda.
* * *
Po sot Presidenti Topi i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi vizitoi Bibliotekën-muze të ish-presidentit amerikan Xh. F. Kenedi ku u njoh nga afër me të kaluarën, dokumentet private dhe historike të njërit prej presidentëve më të shquar amerikanë të shekullit XX.