Presidenti Topi dekoron Kishën shqiptare të Shën Gjergjit në Boston me Urdhrin ‘’Naim Frashëri’’ i Artë dhe Imzot Nolin, (pas vdekjes), me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.

27 shtator 2008
Boston,
SHBA
Presidenti i Republikës, Bamir Topi, Zonja e Parë, Teuta Topi dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron gjatë vizitës së suksesshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, morën pjesë sonte në mbrëmjen e madhe festive me rastin e njëqind vjetorit të themelimit të Kishës Ortodokse shqiptare në Boston nga Imzot Fan S. Noli.
Me këtë rast, Kreu i shtetit dekoroi Kishën e Shën Gjergjit më Urdhrin ‘’Naim Frashëri’’ i Artë. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të dekretit përkatës nga Sekretari i Përgjithshëm i Institucionit të Presidencës, z. Aleksandër Flloko, Presidenti Topi i dorëzoi Peshkop Nikonit dekoratën e lartë me këtë motivacion: "Për kontribut të shquar në Lëvizjen Kombëtare për fitoren e pavarësisë dhe ndërtimin e Shtetit Shqiptar, vatër e pashuar e patriotizmit, e edukimit të shqiptarëve pa dallim feje për ruajtjen e kulturës, traditave dhe dashurisë për Atdheun dhe Kombin, me aktivitet të pandërprerë për përparimin dhe prosperitetin e tyre’’.
Në vijim, Presidenti i Republikës vlerësoi gjithashtu edhe kontributin e pashëmbullt dhe të rëndësishëm të Imzot Fan S. Nolit duke e nderuar, pas vdekjes, me Urdhrin e lartë “Gjergj Kastrioti Skëndërbeu” me këtë motivacion: “Personalitet i shquar, luftëtar i madh i cështjes kombëtare pwr lirinë, gjuhën shqipe, kulturën kombëtare, për pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit, pikë referimi në shumë plane në historinë e vendit, me kontribut të jashtëzakonshëm në lartësimin e përparimin e Atdheut dhe Kombit Shqiptar”. Urdhri i lartë iu dorëzua pasardhësit të denjë të Imzot Nolit, At Artur Liolinit, i cili, duke folur edhe në emër të 900 bashkatdhetarëve të pranishëm në këtë ceremoni madhështore, e falenderoi nga zemra Presidentin Topi duke theksuar se: ‘’Në emër të diasporës shqiptare në Amerikë, shpreh mirënjohjen për këtë vlerësim që na bën nder, si dhe besimin që të gjithë ëndrrat e shqiptarëve të Amerikës janë bashkuar, plotësuar dhe realizuar tek Fan Noli”.
Mbrëmja përkujtimore u përshëndet edhe nga aktori i famshëm amerikan me origjinë shqiptare, Xhejms Belushi.