E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhe elektorale

Incidenti me arrestimin e policëve kosovarë po përdoret nga Ministri serb Dacic për të treguar se është i fuqishëm dhe vendimmarrës në Serbi, pak para zgjedhjeve të majit. Por, ky është një mesazh shumë i keq për Serbinë, nga njeriu që ishte pjesë e makinerisë së Milosevicit. Një takim Thaci-Tadic do të ishte sinjal shumë i mirë për normalizimin e marrëdhënieve, por kjo fatkeqësisht nuk do të ndodhë shumë shpejt. Dusan Janjic, analist nga Beogradi, flet për Express.

Pak kohë para mbajtjes së zgjedhjeve në Serbi, partitë në pushtet atje po përdorin prapë Kosovën si mjet për të fituar vota dhe kjo përmes një kampanje elektorale falas.

Ministri serb i Mbrojtjes, Ivica Dacic, që vjen nga Partia Socialiste e Milosevicit, po tenton të tregojë muskujt dhe të thotë se ai është mbrojtësi i Kosovës.

Sipas analistit serb Dusan Janjic, ky ishte mesazhi që Dacic po mundohej të dërgonte përmes incidentit të arrestimit të policëve kosovarë në territorin e Kosovës.

Po këtu Janjic nuk përjashton as pjesëmarrjen e Presidentit Tadic në këtë mesele. Ministri Dacic, thotë analisti serb, nuk mund të veprojë pa njohurinë e shefit të shtetit.

“Kjo është karta e Milosevicit për t’iu treguar se jemi më të fortë se

shqiptarët, e që përbën një kthim në të kaluarën. Dhe unë mendoj se këto

ndjenja negative janë totalisht në kundërshtim me nevojën për të ndërtuar

një besim të ri dhe për të normalizuar komunikimin”, ka thënë Janjic në një bisedë për Express të hënën.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express...

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›