Serbët bllokojnë sërish EULEX-in, KFOR-i ndalon radikalët

Kurse sipas një njoftimi të partisë Radikale, pjesëtarët italianë të KFOR-it i kanë ndaluar sot funksionarët e Partisë Radikale Serbe (SRS) që të shkojnë nga Zubin Potoku në Zveçan, për të marrë pjesë në miting në Mitrovicë, raportojnë mediat serbe.
“KFOR ka ngritur barrikada kur e ka parë autobusin e radikalëve. Kemi pritur një orë që pjesëtarët e KFOR-it të mendohen dhe të lëshojnë për të kaluar”, ka thënë Vjerica Radeta, kryetare e Këshillit Ekzekutiv të kësaj partie.
Mediat serbe bëjnë të ditur se serbët kishin penguar kalimin e automjeteve të EULEX-it, të cilat më pas ishin kthyer në drejtim të pjesës jugore të Mitrovicës. Serbët lokalë qe një kohë të gjatë ndalojnë automjetet e EULEX-it duke kufizuar në këtë mënyrë lëvizjen e lirë të pjesëtarëve të misionit evropian.
Sipas pohimeve të serbëve, EULEX-it i lejohet vetëm një herë në ditë të kalojë nëpër këto rrugë për të arritur në veri, por jo më shumë, gjë që kishte ndodhur të hënën dhe prandaj janë penguar të kalojnë, raporton Blic.