E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesazhi humanitar i Skënderbeut dhe i Barletit

Në fondin e dijetarëve e shkrimtarëve antikë, për botën glob, përveç mendimeve gjeniale  të Talesit, Kratetit të Mallosit, Platonit, Herodotit, Aristotelit, Eratostenit etj, ka pasur edhe disa shkrime jashtëzakonisht të qarta të Lukianit të shek II. Ndonëse të shkruara me një ironi dhe me botëkuptimin ateist, shkrimet e Lukianit flisnin për një udhëtim, në anën e anës së oqeanit, përtej shtyllave të Herakliut, mbi ekzistencën e zbulimin e një toke

gjigande andej matanë, të cilën madje e kishte zbuluar Herakliu me kohë etj. Lukiani shkruante mbi tokën që dukej sferike nga hëna, që i ndriçonte hënës natën, siç na ndriçonte ne hëna etj. Bashkëkohësia dhe sidomos mesjeta fodulle e errët antishkencore dhe inkuizicioniste e la në errësirë antikitetin dhe Lukianin. Por me gjithë këto, diskutimet e antikitetit u rindezën në Evropë, sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XV. Siç informohemi nga libri me vlera të veçanta Kontribut shqiptar në Rilindjen Evropiane, bot. 1981, të studiuesit shkodran dr. prof. Mikel Prendushi, astronomi alban/shqiptar Gjon Gazulli, vëllezërit e pjesëtarë të tjerë të kësaj familje intelektualësh kishin qenë edhe si përfaqësues të Gj.K. Skënderbeut në disa misione diplomatike. Gjon Gazulli njihte disa gjuhë, latinishten dhe greqishten dhe ishte ndër të parët dijetarë të shek XV i cili kishte filluar ta përkthente veprën Kozmografia të gjeografit aleksandrinas të shek II, Klaud Ptolemeut dhe që kishte punuar me leksionet e tia edhe për njohjen e disa autorëve e hartografëve të tjerë antikë. (f 42, f 44 etj) Simbas Prendushit, shumë më herët se viti 1465 kur vdiq, Gjon Gazulli ynë nuk kishte qenë dakord me tezën e gabuar të Ptolemeut dhe kishte lënë në dorëshkrim edhe një traktat në këtë temë. Duhet menduar se, Gj. K. Skënderbeu, duhet të ketë pasur ndonjë njohuri edhe informacion nga ky dijetar me kaq vlera, kur e deklaronte me siguri se Mehmeti II shtirej e luante me bllof, sepse nuk kishte zbuluar e nuk kishte pushtuar asnjë territor në anën e anës së oqeanit. Është një fakt i konstatuar qysh në fillim se, K. Kolombi e kishte të mbushur mendjen teorikisht për sfericitetin e tokës, duke u bazuar në diskutimet e mjaft dijetarëve të shek XV. (Kristofor Kolombi a të gjeturit e Amerikës, Shkodër 1928, f 13) Në këtë libër tregohet se Kolombi zotëronte një hartë të dijetarit fiorentinas Paul Toskaneli, që ishte një kombinim midis hartave të Ptolemeut dhe të përshkrimeve të Marko Polos. (f 13-14) Në të vërtetën Ptolemeu kishte përdorur edhe trashëgiminë e Eratostenit të shek III p.e.r., matësit të famshëm të perimetrit të tokës, i cili sistemin e gradacionit e kishte përdorur me mendimin e botës sferike dhe jo të sheshtë, siç e deformoi Ptolemeu. Në njërin nga parashtrimet e tija përpara një komisioni në Spanjë, Kolombi raportoi mbi dijenitë teorike antike, raportoi për hartat e disa dijetarëve mesjetarë e bashkëkohës, për përvojën e disa detarëve të dëgjuar bashkëkohorë dhe të disa shenjave që oqeani i kishte hedhur. K. Kolombi nuk e mohonte sfericitetin e tokës, porse ai në bazë të disa përllogaritjeve të gabuara, mendonte se kjo sferë ishte më e vogël, mendonte se toka matanë oqeanit perëndimor ishte India dhe bregdeti i Kinës dhe Japonisë. Ndër të tjerë dijetarë që i kishte mbledhur Kolombi në parashtrimet e veta, figuronte edhe dijetari arab Al Fragran, cili thoshte se toka dhe uji përbëjnë një glob. (f 20-21) Por, tradicionalistëve dhe sidomos klerikëve të lartë katolikë nuk i mbushej mendja, duke i konsideruar këto edhe në emrin e Zotit, si herezi. I ndodhur përpara këtij fakti, Kolombi filloi të përdorte edhe një taktikë, sikur këto ide ia kishte diktuar vetë shpirti i shenjtë si një profeci, Et in fines Orbis Terrae verba eorum në Psalmin 18, për të çuar besimin e Krishtit, mbi ngritjen e Jeruzalemit të ri, sipas Isaias etj. Por, as kjo stratagjemë fillimisht nuk piu ujë. Kur me sa duket  ishin shtuar zërat për një rrugë detare për në Indi, sepse në rastin e sferës, nga perëndimi arrihej edhe në Indinë lindore, ishte shtuar edhe kureshtia dhe ndërkaq midis rivalëve detarë lindi edhe dyshimi dhe një frikë konkurrence e cila diktoi edhe provën konkrete. Zbulimin e Kolombit, më 1492, nuk e shkaktoi direkt parashtrimi teorik, se sa ideja praktike e pëlqyeshme e një përfitimi kolosal, duke ia marrë khalifatit turko-osman tregjet e Indisë dhe Kinës. Një lakmi e dytë ka qenë edhe etja për arin. Pas një serie udhëtimesh vajte-ardhje Kolombi vdiq me mendimin se kishte zbuluar e zbarkuar në brigjet Indiane. Vetëm pas botimit të përshkrimeve të udhëtimeve të vitit 1499, të Amerigo Vespuçit dhe të një harte të tij nga një botues Martin Waldseemüller, u kuptua se ky territor gjigand ishte Bota e Re, një kontinent më vehte i hemisferës perëndimore.Është mjaft interesante të shënohet këtu se botuesi i dy veprave të M. Barletit, Bernardin Venetus de Vitalibus, ka qenë edhe njëri nga kontribuesit e botimeve të literaturave antike dhe të botimeve të para për hartografinë antike të Ptolemeut dhe atë të Botës së Re. Më 1503 në Venedik, ky tipograf kishte botuar literatura për Aristotelin, për dijetarët arabë si Avicena dhe Averroes. Më 1507, Bernardini kishte botuar edhe veprën e Ptolemeut Geographia si dhe një hartë ku shiheshin një pjesë e ishujve Karaibe dhe një pjesë e nënkontinentit  Sipas, monografisë së M. Pendushit, një tjetër gjeograf albano/shqiptari Leonik Tomeu, ishte njëri ndër kontribuuesit e interpretimit të drejtë të disa teorive aristoteliane dhe po ky duke polemizuar me teoritë e  Ptolemeut, citonte për këtë edhe dijetarin arabo-spanjoll Averroes etj. Leonik Tomeu ishte njëri ndër kontribuesit e Scuola degli Albanesi më 1504 në Venedik, pikërisht kur me rastin e 25 vjetorit të rënies së Shkodrës, po publikohej nga Bernardin Venetus de Vitalibus,  vepra e M. Barletit, Rrethimi i Shkodrës. (f 124-125 etj) Në një nga sistemet e përllogaritjes me paralele e meridiane Tomeu e kishte vendosur meridianin e parë në Durrës-Epidamn, si vëndlindja e paraardhësve të tij. (f 125)Për ndoshta origjinën alban/shqiptare të botuesit Bernardin dhe vëllait të tij Matteo, Prendushi ka cituar një shënim të vitit 1498, nga Sabelico: Bernardinus e Matteo veneti qui vulgo dicuntur li albanesoti. Ishin vërtetë kështu me origjinë nga Albania apo nëse populli i mbiquajti kështu si botues të këtyre kontributeve kaq të shkëlqyera të bijve të këtij vendi të vogël, le tia lëmë studimeve të ardhshme. Besoj se nuk është një arsyetim i pranueshëm, nuk mund të quhet një logjikë e mirë e vetë Zotit (ose e çfarëdo tjetër qeniesh jashtëtokësore) që në mesazhet e shkruara hyjnore, tia premtonte njëherë kristianëve e pastaj islamëve nënshtrimin e sundimin e një hemisfere dhe kontinenti të pa njohur dhe duke i futur në një grindje për këtë lloj tapie! Siç e dimë, ajo që dukej fillimisht  si fantazi e herezi në parashtrimet e K. Kolombit, më vonë do të propagandohej me të madhe nga kristianizmi si një parashikim dhe një dhuratë e obligim prej Zotit, për kristianët për të përhapur edhe atje kristianizmin! Por, vini re mirë, ky kristianizëm evropian ktheu atje edhe një herë kohën e skllavërisë, të cilën vetë Krishti e kishte luftuar me aq forcë! Në lidhje me polemikën në fjalë dhe me skllavërimit antike e mesjetare, M. Barleti dhe heroi ynë nacional Gj. K. Skënderbeu na kanë lënë këtë mesazh humanitar: Kur në historinë e njerëzimit ndodh diçka e jashtëzakonshme, shumë e hidhur, shumë e rëndë, njerëzit duhet ta kuptojnë se kanë lindur për një qëllim humanitar, domethënë që ti vijnë në ndihmë njeri-tjetrit... duhet bindur njerëzimi se nuk mjafton tua qajmë hallin të vuajturve, por duhet tu japim dorën tua lehtësojmë vuajtjet... dhe pësimet duhet tu lihen me shkrim si dëshmi e gjallë pasardhësve. (RrSh, f 23-24)Sado që bota islame e kishte forcuar unitetin dhe u përhap nga Maroku e deri në Indonezi dhe akoma më shumë në të gjitha anët e globit dhe gjithashtu sado që edhe bota kristiane përparoi në të katër anët e globit, e dërgoi njeriun në hënë dhe aparatet fluturuese me fuqi të fortë nëpër tërë sistemin diellor, madje edhe jashtë tij, të ashtuquajturat obligime  dhe pushtime me forcë e skl

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›