E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meteorologët: Reshjet e shiut, më shumë nga normalja

Reshjet e shiut kohët e fundit janë më shumë se normalja,. Ky është parashikimi që i kanë bërë meteorologët për reshjet e muajit dhjetor. Specialistët pranë kësaj qendre bëjnë me dije se ka qenë zona veri perëndimore, pikërisht Shkodra dhe Lezha, të cilat kanë marrë dhe sasinë më të madhe të reshjeve të shiut, duke krijuar edhe situatën e përmbytjeve. Sipas meteorologëve, në Shkodër ka rënë 50% më shumë shi nga normalja për muajin dhjetor ndërsa

në Lezhë reshjet e shiut kanë qenë 75% më shumë nga sa parashikohet të bjerë."Parashikimet flasin se edhe muaji janar do të shënojë sërish sasi më të mëdha reshjesh sesa norma për këtë muaj", kaba bërë me dije meteorologët për median. Përsa i përket temperaturave, ato do vijojnë të bien me disa gradë duke bërë që janari të jetë edhe më i ftohti nga muajt e dimrit.

Last Updated on E Hene, 11 Janar 2010 21:49

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›