E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jonida Onuzi, balerina e TKOB-se

Te dhenat per t’u bere nje balerine e suksesshme, Jonida Onuzi i ka shfaqur qe ne femijeri. Por vetem ne moshen 10-vjecare solistja e Teatrit te Operas dhe Baletit, vendosi qe edukimin e pare artistik ta merrte ne shkollen e baletit.
Por ambicja e Jonides nuk do te mbetej me kaq. Ne vitin 2002, ajo nisi studimet e larta ne Akademine e Arteve, ne degen e baletit klasik dhe ne saj te punes se saj do te behej pjese e shume shqafeve ne Teatrin e Operas dhe Baletit.Po cila eshte jeta e perditshme e nje balerine shqiptare? Duke kaluar me nje dite te zakonshme me Joniden, veme re se nje pjese te madhe te saj ajo ia dedikon pikerisht punes.Dita e Jonides nis ne Teatrin e Operas dhe Baletit dhe perfundon me leksionet qe ajo u jep balerineve aspirante te grupmoshave te ndryshme.Nje nga bashkepuntoret dhe njekohesisht, profesoresha e saj, ne shkollen e baletit Zaralanda Kopali, na tregon mbi bazat e nje bashkepunimi te lindur vite me pare ndermjet Jonides dhe saj.“Eshte me shume ego, me shume profesionalizem dhe me shume perkushtim”, rrefen Zhaklina.Por per natyren e balerines flet mikesha me e ngushte, Elona Dervishi, me te cilen Jonida njihet prej 15 vitesh.“Them qe eshte tip i qete, mendohet shume perpara se te flase kur jep mendime”, thote Elona.Dhe pikerisht, duke transmetuar tek femijet balerine te se ardhmes, te njejten dashuri qe dikur e shnderroi ate nga nje femije ne nje balerine te njohur te skenes, Jonida ecen perpara, me bindjen se puna eshte themeli i cdo suksesi.

Foto

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›