E Diel, 1 Nëntor 2026

Minarolli: Deri në qershor do të prodhohen 4 filma të rinj shqiptarë

Deri në muajin qershor për publikun shqiptar do të prodhohen katër filma të rinj në shqip. Lajmin e ka dhënë kryetari i Qëndrës Kombëtare të Kinematografisë Artan Minarolli.
I emëruar në krye të këtij institucioni vetëm tre javë më parë, Minarolli në intervistën e tij të parë publike shprehet optimist për projektet e Prodhimit të filmit shqiptar.
Këto projekte kërkojnë edhe investime të mëdha ,fakti që shqetëson Minarollin është mungesa e Fondeve që sipas tij janë të pamjaftueshme.
Në intervistën e tij dhënë për RTV "Ora News" Kryetari i Qëndrës Kinematografike Artan Minarolli ka shpalosur të gjitha projektet dhe dëshirat e tij që prodhimtaria filmit shqiptar të arijë nivelet e saj të larta si nga ana cilësore po ashtu edhe sasiore.
Emërimi i Minarrollit në këtë institucion u bë pas largimit të Xhevdet Ferrit të cilit i mbaroi mandati 4-vjeçar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›