Mesazhi i Ahmadinexhad, reagime

Presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad, ka shkaktuar polemika në Britaninë e Madhe pas një fjalimi të transmetuar ditën e Krishlindjes nga një television vendas. Gjatë një mesazhi të regjistruar që u transmetua në Kanalin 4, Ahmadinejad tha se nëse Jezusi do të ishte gjallë sot 'do të qëndronte me njerëzit kundërshtarë të fuqive ekspasioniste, grindavece e gënjeshtare". Mesazhi i Presidentit Iranian ishte një alternativë ndryshe e mesazhit tradicional të Mbretëreshës Elizabeta II të transmetuar në televizion e radio. "Nëse Krishti do të ishte në Tokë sot, padyshim ai do të ngrinte lart flamurin e drejtësisë dhe dashurisë për rracën njerëzore që kundërshton luftënxitësit, pushtuesit, terroristët gënjeshtarët në të gjithë botën", tha ai. Teherani akuzon Britaninë e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara se po përpiqet të destabilizojë Republikën Islamike. Tensionet janë rritur në vitet e fundit për shkak të ndërhyrjes së trupave të drejtuara nga SHBA në Irak e Afganistan, dhe shqetësimit të fuqive perëndimore se Irani ka ambicie bërthamore. "Sot dëshira e kombeve po thërret për ndryshime themelore', tha Ahmadinejad. Megjithëse në mesazhin e tij, Presidenti Iranian uroi gjithë britanikët për Krishlindjen mesazhi ka shkaktuar reagime të menjëhershme. Zyrtarë vendas thanë se transmetimi i mesazhit alternativ të Ahmadinejad, në ditën e Krishtlindjes mund të shkaktojnë "ofendim dërkombëtarë'. Ata dënuan veprimin e Kanalit 4 për përzgjedhjen e Ahmadinejad për mesazhin alternativ të Krishtlindjeve, madje disa ironizuan duke thënë se mos ndoshta 'mesazhi i vitit tjetër do të jetë nga David Irving apo Robert Mugabe'. Megjithë reagimet drejtuesit e kanalit 4, ku u transmetua mesazhi i Ahmadinejad u mbrojtën duke thënë se 'Ai u kishte ofruar shikuesve një mënyrë alternative të të parit të botës'