Meksikë, tjetër masakër e narkotrafikantëve

Policia meksikane ka gjetur trupat e pajetë të 35 personave në dy furgona të parkuar nën një urë në qytetin e Veracruz.
Disa nga kufomat i kishin duart e lidhura dhe kishin shenja të torturave. Mendohet se personat e gjetur ishin pjesëtarë të bandës kriminale Zetas.
Që kur presidenti meksikan, Felipe Calderon, ka nisur një fushatë ndaj karteleve të narkotrafikantëve në vitin 2006 kanë vdekur rreth 42 000 persona.