“Mesazhi i shqiptarëve për kombet e tjera, harmonia dhe mirëkuptimi për besimin e tjetrit”
Festat e fundvitit, kryeministri Berisha pritje për krerët e komuniteteve fetare
Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një pritje me krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri, me rastin e festave të fundvitit. Kreu i qeverisë vlerësoi tolerancën fetare në vendin tonë, ndërsa shprehu mirënjohje për kontributin e komuniteteve fetare. Pas takimit, kryeministri shprehu emocionet në faqen e tij zyrtare në Facebook: “Ishte një rast i veçante për mua, për t’i shprehur atyre mirënjohjen më të thellë për veprën e tyre të ndritur si dhe për të gjithë besimtarët shqiptarë të krishterë, katolikë, ortodokse, mysliman dhe të gjithë atyre që i luten Zotit dhe i besojnë atij. Shqiptarët janë një komb i vogël, por shkëlqejnë shumë. Ata kanë një mesazh të çmuar për të gjitha kombet e tjera, harmoninë, mirëkuptimin, respektin absolut për besimin e tjetrit. Jam i bindur se nuk ka njeri më të qytetëruar se ai që respekton lirinë dhe besimin e tjetrit. Myslimanet shqiptarë janë myslimanet më të mirë të planetit sepse nuk ka mysliman më të mirë se sa ata që respektojnë besimin e tjetrit. Katolikët shqiptarë janë katolikët më të mirë të planetit, sepse nuk ka katolik më të mirë, se sa ata që respektojnë besimin e tjetrit. Ortodoksit shqiptarë janë ortodoksit më të mirë të planetit sepse nuk ka ortodoks më të mirë se sa ata që respektojnë besimin e tjetrit”.
...