Në 24 shkurt mbahen zgjedhjet parlamentare në Itali
Vendimi erdhi pas konsultimeve të Presidentit Napoletano me partitë politike
Presidenti italian Xhorxho Napolitano ka përfunduar konsultimet me liderët politikë nga partitë më të mëdha në vend për të diskutuar rreth asaj që do të ndodhë pas dorëheqjes së kryeministrit Mario Monti.
Monti dha dorëheqjen pas 13 muajsh në këtë post.
Ish komisioneri europian ra dakord që të udhëhiqte një qeveri të pazgjedhur për të shpëtuar Italinë nga kriza ekonomike e një viti më parë. Ai ka mbajtur gjithnjë sekret planet politike por ka qenë gjihtmonë nën presion për të kërkuar një mandat të dytë si kryeministër.
Presidenti italian Napolitano pritet të shpërndajë parlamentin e vendit në ditët në vijim pasi ka zgjedhur dhe datën e mundshme për zgjedhje të përgjithshme, 24 shkurtin.
Liderët europianë përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel dhe presidentin e komisionit europian Barrozo i kanë kërkuar Italisë që të vazhdojë me reformat ekonomike të agjendës së tij, por dy partitë kryesore në vend janë shprehur se ai duhet të qëndrojë jashtë garës.
Monti, i cili ka dhënë dorëheqjen pas një takimi në pallatin presidencial, pas parlamenti kishte aprovuar buxhetin e vitit 2013, do të mbajë të dielën një konferencë për shtyp ku dhe do të sqarojë atë që do të bëjë më pas.
Dorëheqja e tij vjen disa muaj para përfundimit të mandatit të tij, pasi qeveria teknokrate humbi mbështetjen e partisë së qendrës së djathtë të Berluskonit një muaj më parë në parlament.