E Diel, 1 Nëntor 2026

Uidhers: Votoni pa frike, ushtrojeni voten individualisht

Nderkombetaret, teksa jane treguar shume aktiv ne diten e zgjedhjeve parlamentare ne Shqiperi, kane bere thirrje ne drejtim te qytetareve shqiptare qe te votojne pa frike dhe individualisht. "Sot duhet te jete nje dite e bukur per demokracine". Keshtu u shpreh ambasadori amerikan, Xhon Uidhers, pas nje takimi me Presidentin e vendit, Bamir Topi dhe shefin e zyres se OSBE-se ne Tirane, Robert Bosh. Ambasadori amerikan, kerkoi qe cdo shqiptar te ushtroje te drejten e tij te votes, pasi nuk duhet te mendoje vetem per veten, por edhe per te ardhmen e brezit te ri. "Njerezit nuk duhet te shqetesohen apo te kene frike per voten. Nuk duhet te votojne kolektivisht e familjarisht, po ta ushtrojne kete te drejte ne menyre te fshehte dhe individuale", kerkoi ambasadori Uidhers, ne thirrjen e tij dje, drejtuar qytetareve shqiptare. Po ashtu, kryediplomati amerikan kerkoi qe qytetaret te tregohen te qete dhe te presin me durim rezultatin zyrtar te votimeve. "Te gjitha partite duhet te arrijne standardet dhe te zbatojne ligjin. Besoj fuqimisht se rendesia e ketyre zgjedhjeve, eshte se ato do te jene te lira dhe transparente si dhe te bazuara ne deshiren e njerezve dhe jo ne aspiratat e partive politike", u shpreh Uidhers, teksa eshte kujdesur qe te jete konform ligjit shqiptar me deklarimet e tij, te percaktuara per diten e zgjedhjeve. Nderkohe qe nuk ka munguar te shprehet per mediat dhe shefi i OSBE ne Tirane, teksa ka bere thirrje per qetesi ne zgjedhje. Ne deklaraten per mediat, pas takimit informal me Presidentin Bamir Topi dhe ambasadorin amerikan ne Tirane, Xhon Uidhers, shefi i zyres se OSBE-se ne Tirane, Robert Bosh ka theksuar se nga raportimet e deritanishme, situata eshte e qete. "Ne shpresojme dhe besojme qe gjerat te vazhdojne keshtu, ne menyre qe te gjithe tashme te kene guximin dhe vendosmerine per te votuar. Une iu kerkoj njerezve qe nuk kane votuar te dalin dhe te votojne, ndersa njerezve qe kane aplikuar per karta do t'ju kujtoja, se mund t'i terheqin kartat deri ne 19:00 te mbremjes", deklaroi Bosh. Ne fund te fjales se tij, ai u kujtoi te gjithe shqiptareve se kjo eshte nje dite e rendesishme per demokracine, prandaj sipas tij, ata duhet te votojne.

Bosh

"Ne shpresojme dhe besojme, qe gjerat te vazhdojne keshtu, ne menyre qe te gjithe tashme te kene guximin dhe vendosmerine per te votuar. Une iu kerkoj njerezve qe nuk kane votuar, te dalin dhe te votojne, ndersa njerezve qe kane aplikuar per karta do t'ju kujtoja se mund t'i terheqin kartat".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›