Mesazhi për kryegjyqtarin e Vlorës: Do të vrasim familjen dhe ty. Katër jetë nën satër
Share
Do të vrasim familjen dhe ty. Katër jetë nën satër. Ky ka qenë mesazhi kërcënues që ka marrë kreu i Gjykatës së Vlorës, Artur Malaj, nga ana e Mentor Mustafaraj, që u arrestua dje.
Nëse gjyqin që ke nesër në orën 13:00 nuk e fiton X-i, familja juaj do të vritet në Tiranë. Edhe po u tërhoqe ti, do të vritesh. Bëhu djalë i mirë e bëj si të themi ne, ndryshe do e kesh keq me ne. Mos bëj gabim të shkosh e të denoncosh në polici, vijonte mesazhi ndaj tij.
Malaj ka thënë se këtë mesazh e ka marrë që prej 10 ditëve dhe për këtë arsye ka kërkuar ndihmën e policisë, e cila e ka mbajtur atë nën mbrojtje. Ai pohoi se nuk e kishte njoftuar familjen për kërcënimet, që mos të krijonte panik.