Euro 2012, sot çerekfinalja e I, Çeki- Portugali
Rikthehen emocionet e Euro 2012. Në ndeshjen e parë të takimeve çerekfinale të Kampionatit Evropian të Futbollit 2012, që po zhvillohet në Ukrainë dhe Poloni, sot në Varshavë takohen Portugalia dhe Çekia.
Portugezi, Kristaiano Ronaldo do të përpiqet për përsëritjen e suksesit, që e kishte arritur kundër Çekisë në vitin 2008, kur i kishte shënuar dy gola në ndeshjen të cilën Portugalia e fitoi me rezultat 3:1, në fillim të Kampionatit Evropian në vitin 2008.
Por, edhe Çekia i ka llogaritë e veta. Në vitin 1996 çekët e mundën Portugalinë dhe arritën në finale të kampionatit evropian, ku u mundën nga Gjermania