E Diel, 1 Nëntor 2026

Mesfushori Blerim Xhemaili, ari zviceran i Torinos

U afrua te Torino në orët e fundit të merkatos dhe pas një fillimi jo të mirë të sezonit u shndërrua në lojtarin më të rëndësishëm të Torinos.

Ngritja e skuadrës së drejtuar nga tekniku De Biasi ka ardhur edhe për shkak të formës së shkëlqyer të Blerim Xhemailit. Shqiptaro-maqedonasi me pasaportë zvicerane e konfirmoi këtë gjatë sfidës së fundjavës me Palermon.

Me dy shtylla të goditura dhe shumë volum loje, ai ishte lojtari më i mirë në fushë. Tashmë, 22-vjeçari po e shijon momentin e mirë: “Torino është qyteti dhe skuadra perfekte për mua, jam afër familjes dhe të fejuarës”, tha mesfushori.

“Luajtëm mirë përballë Palermos, skema 4-4-2 funksionoi dhe kjo është mënyra e lojës që më pëlqen, pasi në këtë mënyrë mund të ndihmoj më shpesh sulmin. Nëse nuk shënoj, nuk zbavitem”. Por, padyshim që më i kënaquri është presidenti Kairo, i cili synon të blejë edhe gjysmën tjetër të kartonit të Xhemailit nga Bolton, me vlerë 2 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›