Bryant-Gasol bejne me krahe Lakers

Los Angeles Lakers terhiqen nga Kobe Bryant drejt fitores se radhes te arritur ndaj teksaneve te Houston Rockets. Lojtari me i mire i skuadres kaliforniane ka qene pikerisht Bryant me 23 pike te shenuara.
Forme te mire ka treguar edhe spanjolli Gasol me 20 pike dhe 15 ribaunde, duke e mbyllur takimin me rezultatin 111-82. Paraqitje pozitive ka dhuruar dhe Atlanta Hawks qe e vazhdoi serine e fitoreve ndaj Oklahoma City me rezultatin 85-89. Ne perballjen Charlotte-Toronto, miqte kanadeze te udhehequr nga italiani Bargnani me 18 pike kane fituar 89-79, ndersa Los Angeles Clippers arrijne fitoren e pare te sezonit pasi kane mundur Dallas Mavericks 103-92. Lojtari me i mire i takimit ishte Baron Davis me 22 pike dhe 10 asiste.
Rezultatet e tjera te takimeve te radhes ne NBA jane; Sacramento-Golden State 115-98, Denver-Memphis 100-90, Detroit-Boston 76-88 dhe New York-Utah 107-99.