E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesfushori Ksavi Hernandez rinovon kontratën me Barcelonën

Barcelonë - Mesfushori Ksavi Hernandez rinovon kontratën e tij me klubin e Barcelonës deri në vitin 2014. Lojtari 28-vjeçar hodhi sot firmën e tij që e mban të lidhur me klubin katalanas deri në qershor të vitit 2014. “Balugranat” arrijnë t’i japin fund me këtë rinovim kërkesave të shumta nga klubet e tjera elitare të Europës. Ksavi është shpallur si mesfushori më i mirë në europianin e fundit që u zhvillua në Zvicër dhe Austri. Skuadra e tij përfaqësuese, Spanja, u shpall kampione e Europës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›