Dule mbron Bollanon
Tiranë -Kryetari i PBDNJ-së Vangjel Dule ka dalë të mbrojte të kryetarit të Bashkisë së Himarës Vasil Bollano, duke i konsideruar si të pabaza akuzat e ngritura ndaj tij për frymë antishqiptare. “Kjo fushatë që bëhet kundra tij helmon frymën e shkëlqyer të mirëkuptimit dhe dezinformon opinionin publik”-theksoi kreu i PBDNJ-së, duke kërkuar që të lexohet me përpikëri deklarata e bërë nga Vasil Bollano, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Asociim Stabilizimit.
Akuzat e ngritura ndaj Bollanos, sipas Dules nxitin urrejtjen etnike dhe shndërrohen në një barrierë të fuqishme frenuese në rrugën e integrimit të vendit tonë në strukturat euroatlantike.
“Nëse do të kishit seriozitetin minimal për të përkthyer me përpikmëri deklaratën origjinale të shkruar nga Bollano, menjëherë do të ndjenit së brendshmi detyrimin moral dhe do ti kërkonit ndjesë opinionit publik për dizinforminimin sistematik që po i bëni”- nënvizoi Dule.
Disa ditë më parë, organizata OMONIA, e drejtuar nga Vasil Bollano, i dërgoi qeverisë greke, ku siç u përfol në media, një prej kërkesave të kësaj organizate kishte të bënte me mos ratifikim e Marrëveshjes së Asoccim Stabilizimit për Shqipërinë me Bashkimin Evropian. Kjo shkaktoi reagime të forta nga organizata brenda vendit.