Reali pret në një mbrëmje të madhe Valencian
Madrid - Reali i Madridit do të ketë një përballje tjetër këtë javë me rivalët direkt. Sonte në Madrit do të jetë e “ftuar” skuadra e Valencias, e cila ndodhet në vendin e dytë së bashku me Seviljan. Spektakli i kësaj përballjeje është i garantuar, ku tekniku Huando Ramos do të kërkojë fitoren e parë në Spanjë në drejtimin e Realit. Kjo është një mundësi e mirë për teknikun e ri, i cili në ndeshjen e debutimit u mund nga Barcelona 2-0 në “Kamp Nou”.
Madrilenët ndodhen në vendin e 6-të me 26 pikë. Qëllimi i tyre tani është të ngjiten sa më shumë në tabelë. Kujtojmë që Barcelona e vendit të parë ndodhet e shkëputur nga Reali me 12 pikë.
Ramosi do të ketë në dispozicion në përballjen e kësaj mbrëmjeje holandezin, Arjen Roben. Lojtari ishte i pezulluar në ndeshjen kundër Barcelonës për shkak të kartonave. Roben është shprehur optimist për vazhdimësinë e tij, duke thënë se dy ndeshjet e fundit, para Barcelonës, i kishin dhënë shumë zemër.
Ndeshja e “Bernabeut” do të luhet sonte në orën 22:00.