E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Çdo blerje energjie është kryer brenda ligjit, e dokumentuar dhe e audituar”

KESH përgënjeshtron akuzat politike të Erion Braçes mbi kompaninë “Rudnap”

Korporata Elektroenergjitike Shqiptare e ka ftuar lidershipin e Partisë Socialiste, që para se të nxjerrë në dalje publike zyrtarët e vet, të konsultohet për dokumentet që disponohen për procesin e blerjes së energjisë në këtë institucion.

TIRANE - Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka hedhur dje poshtë akuzat e djeshme të nënkryetarit të grupit të Partisë Socialiste Erjon Braçe mbi tenderët e KESH-it, të fituara nga kompania “Rudnap”, aksioner i se cilës është edhe biznesmeni Damir Fazllic ka. Përmes një deklarate për shtyp, KESH i ka cilësuar deklaratat e Braçes hamendësime dhe gënjeshtra për qëllime ta pastra politike. KESH siguron se çdo blerje energjie është kryer brenda ligjit, e dokumentuar dhe e audituar.
“Çdo blerje energjie është kryer brenda ligjit, e dokumentuar dhe e audituar. Blerjet e energjisë kanë qenë transparente dhe të publikuara rregullisht para dhe pas çdo procesi”, bën të ditur KESH përmes një deklarate për shtyp.
Ndërkaq Korporata Elektroenergjitike Shqiptare ka ftuar Partinë Socialiste të konsultohet për dokumentet që disponon për këtë institucion.
Reagimi i KESH-it, u bë dje pasi nënkryetari i grupit parlamentar socialist, deklaroi se kompania tregtare “Rudnap” ka marrë nga paratë e energjisë, për periudhën janar- shtator 67.647.000 euro. Sipas Braçes, ajo tashmë është kompania më e madhe përfituese e parave tona të energjisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›