E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meshari i Gjon Buzukut, pas 5 shekujsh vjen ne Tirane

"Meshari" i Gjon Buzukut pas ardhjes ne Tirane eshte ekspozuar mbreme ne ambientet e Bibliotekes Kombetare. Permes nje ceremonie te vecante ardhja e kesaj vlere kombetare eshte pershendetur nga personalitete te artit dhe politikes shqiptare. I pranishem gjate ekspozimit per here te pare ne Biblioteken Kombetare, kreu i Qeverise, Sali Berisha, shprehu mirenjohje per Seline e Shenjte, mbi menyren se si ishte ruajtur Meshari, nje dokument ky mjaft i rendesishem per gjuhen shqipe. "Meshari eshte nje vizitor i pritur ne shekull. Ky dokument qe vjen ne biblioteke, i shkruar shekuj me pare nga Buzuku, kthehet sot me germat me te arta se kurre. I shpreh mirenjohje Selise se Shenjte per menyren e shkelqyer qe e ka ruajtur ne shekuj kete dokument te pare per nga rendesia per gjuhen shqipe", vuri ne dukje, z. Berisha. Me tej, ai u shpreh kunder menjanimit te gjuhes liturgjike, ndersa tha se studiuesit duhet te gjejne kurajen qe ne nje te ardhme te afert ta kthejne kete gjuhe ne vendin qe i takon. "Meshari" i Gjon Buzukut, kopja origjinale e librit te pare shqip mberriti ne Shqiperi nje dite me pare nga Selia e Vatikanit. Biblioteka Apostolike e Vatikanit e pranoi kerkesen e Shqiperise per te ekspozuar vepren me te lashte ne gjuhen shqipe, "Mesharin", ne Tirane. Qe nga botimi e deri me 1740, gati dy shekuj, "Meshari" ishte nje veper e humbur, nje veper e panjohur. Me 1740 ne Biblioteken e Propaganda Fides, afer Romes, Mesharin e Don Gjon Buzukut (1555) e zbuloi ipeshkvi i Shkupit Imzot Gjon Nikolle Kazazi nga Gjakova. Libri mendohet te jete shtypur ne Venedik me alfabetin latin, duke shtuar disa shenja cirilike per tingujt ne shqip. Ky zbulim beri buje te madhe, sepse eshte libri i pare ne gjuhen shqipe. Ky zbulim mbeti ne heshtje per me teper se nje shekull, deri me 1909, kur e rizbuloi arbereshi Pal Skiroi, ne Biblioteken e Vatikanit, ku gjendet edhe sot me shenimin Katalogu: R.G. Liturgia III, 194. Kopja origjinale e Mesharit e cila daton qe nga viti 1555 eshte ekspozuar ne Tirane me rastin e 100-vjetorit te shpalljes se Pavaresise, ndersa do te qendroje e ekspozuar ne Biblioteken Kombetare deri me 28 nentor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›