"Mesharit" i Gjon Buzukut në Shqipëri në nëntor 2012
TIRANË - Eprorët e Bibliotekës Apostolike të Selisë së Shenjtë kanë vendosur ta dërgojnë veprën origjinale të "Mesharit" të Gjon Buzukut në Shqipëri, në nëntor të vitit 2012, në kuadrin e jubileut të 100-vjetorit të Pavarësisë së vendit.
Njoftimin e bëri të ditur ambasadori i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, Rrok Logu, në mikrofonin e programit shqip të Radio Vatikanit.
"Meshari" i Gjon Buzukut do të ekspozohet pranë Bibliotekës Kombëtare të Tiranës, gjatë muajit nëntor 2012.
(er.nu/ata/BalkanWeb)