E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, në pranga shqiptari, dhunoi barbarisht të dashurën shtatzënë

ROME - Një ngjarje e rëndë, me protagonist një çift shqiptar, tronditi opinionin publik në Itali natën e Krishtlindjes. Një 36-vjeçar dhunoi barbarisht të dashurën e tij, 4 muajshe shtatzënë, dhe më pas tentoi ta hidhte nga dritarja e një hoteli, në rrugën “Marsala”, në Romë.

Sipas mediave italiane, 36-vjeçari shqiptar e ka dhunuar fizikisht të dashurën e tij, po shqiptare, pas një grindjeje dhe më pas e ka nxjerrë në dritare, në tentativë për ta hedhur nga kati i tretë i hotelit. Pronarët e hotelit telefonuan policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje duke shmangur një tragjedi të mundshme.

Dhunuesi u arrestua nga policia nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë, ndërsa vajza u dërgua me urgjencë në spital me plagë të rënda në trup. Fatmirësisht mjekët konfirmuan se 33-vjeçarja dhe fëmija janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Romës mori në pyetje vajzën dhe zbuloi se shkaku i grindjes mes çiftit ishte pikërisht shtatzënia, pasi ajo e kishte mbajtur të fshehtë duke menduar që lajmin ta kthente në një surprizë të bukur për Krishtlindje.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›