E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediat: Skenarët e Daçic për ndarjen e Ballkanit

BEOGRAD- Mediat dhe analistët boshnjak vlerësojnë se linja politike e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të brendshëm serb, Ivica Daçic është e bazuar në skenare për ndarjen e Ballkanit.

E përditshmja "Dnevni Avaz" shkruan se ish-bashkëpunëtori i parë i Millosheviqit ka shprehur bindjen se faktori perëndimor është sa më afër idesë për coptimin e Ballkanit, informon agjencia e lajmeve INA.

Sipas skenareve të Daçic, linja e tillë politike do të ishte e përafërt me atë që dikur kanë zbatuar monarkia austro-hungareze dhe Perandoria osmane.

Historiani dhe analisti boshnjak Enver Imamovic vlerëson se politikanët si Daçic që kryejnë funksion shtetëror janë shumë të rrezikshme dhe ngjallin reagime të lidhura me njëra-tjetrën.

"Mund të theksoj se këto deklarata të tilla vijnë edhe në një periudhë zgjedhjesh dhe për qëllimet e brendshme politike serbe.Të gjithë ata që tentojnë destabilizimin e Ballkanit janë vetëm të qëllime të kota, sidomos duke pasur parasysh porosinë e fundit të sekretares amerikane Hillary Klinton kundër ndarjeve në Ballkan", theksoi Imamovic.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›