E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hidrokarburet- Kontrata të nënshkruara me kompani interneti

Tiranë- Produkti nga nënshkrimi i kontratave, mes qeverisë shqiptare dhe kompanive kërkim/eksplorimi në fushën e hidrokarubeve në vendin tonë, duket sikur ekziston vetëm nëpërmjet publikimeve në internet.

Kontrata me këto kompani janë nënshkruar në 10 vitet e fundit, të cilat pretendojnë, me lajmet e tyre shpesh shumë të bujshme, që kanë zbuluar burime hidrokarburesh sa në Durrës-Koplik, sa në kufirin detar me Greqinë. Por pas lajmit gjithçka vazhdon të ngelet një enigme.

Në vitet 1990 shumë kompani të fuqishme në këtë fushë erdhën në Shqipëri në Tiranë, Berat, Durrës, Nartë etj dhe zhvilluan operacionet e kërkim/eksplorimit për naftë dhe gaz, por u larguan pasi rezultatet e arritura nga faza e parë, nuk përbënë interes për të vazhduar.

Kështu që kompanitë lider në këtë sektor si si Shell, Oxidental Petroleumdhe OMV u larguan, siç duket për tu zëvendesuar nga komapni të panjohura dhe shpesh tepër misterioze si ‘Sky Petroleum’,  Capricorn Albania’ dhe IEC Visoka. Për të cilat ka shumë pak informacion dhe nga ana e tyre s’është dëgjuar pothuajse asgjë konkrete.

Shkrime të tjera me interes:

  1. METE, pezullon 12 kontrata koncesionare për HEC-et Tiranë- 12 kontrata koncensionare për HEC-et janë pezulluar sot nga...
  2. Protesta në Kinë, censura e fshin nga interneti Kinë- Censuruesit kinezë të internetit kanë bllokuar kërkimet në rrjet...
  3. Durrës- Strehimi social, ridështon mbledhja e Këshillit Bashkiak Durrës- Diskutimi për strehimin social në qytetin e Durrësit ka...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›