E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meshë e lutje për Nëntetarin Aleksandër Peçi

TIRANE - Familjarë, miq, e të afërm kanë marrë pjesë pasditen e sotme në meshën e lutjeve për Aleksandër Peçin, Nëntetarin që mbeti i plagosur në Kandahar të Afganistanit.

Ndërsa i riu po lufton për t’u mbijetuar plagëve, lutje të shumta i janë drejtuar Zotit për shërimin e tij.

24-vjeçari Alekandër Peçi arriti të përballojë ndërhyrjen në spitalin e Kandaharit, ndërsa u vendos transferimi i tij për një ndërhyrje më të specializuar në Gjermani. Ndërkohë, konfirmohet se gjendja e tij mbetet ende kritike.

Në meshën organizuar për të, lutjeve iu bashkua dhe kryetarja e parlamentit Jozefina Topalli.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›