Clinton siguron Thaçin: SHBA përkrah Kosovës
PRISHTINE - Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, përmes një bisede telefonike, e ka siguruar kryeministrin kosovar Hashim Thaçi se SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë përkrah qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.
Clinton i ka rikujtuar edhe njëherë kryeministrit Thaçi dhe gjithë popullit të Kosovës se Shtetet e Bashkuara asnjëherë nuk do t’i sugjeronin Qeverisë së Kosovës të ndërmarrë veprime të cilat do t’i dëmtonin interesat e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj, në rrugën e integrimit të Republikës së Kosovës në institucionet euro-atlantike.
Temë kyçe e bisedës telefonike, sipas një komunikate të qeverisë, ishte kërkesa e kryeministrit Thaçi që Kosova të mbështetet në implementimin e axhendës euro-atlantike, në mënyrë që Republikës së Kosovës t’i hapen dyert drejt anëtarësimit të plotë në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Sekretarja Clinton ka rikonfirmuar edhe njëherë që Republika e Kosovës do të ketë mbështetje të parezervë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në këtë drejtim. SHBA do të vazhdojë të qëndroj përkrah qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ka thënë ajo.
(er.nu/BalkanWeb)