Avokati i Popullit ndihma për banorët e zonave të bllokuara
TIRANË- Anëtarë të shoqërisë civile dhe Avokati i Popullit Igli Totozani, do të zhvillojë nesër një vizitë në Shkodër, për të dorëzuar ndihmat e mbledhura për banorët në zonat e bllokuara nga dëbora.
Në këtë udhëtim do të jenë të pranishëm përfaqësues nga shoqëria civile si dhe përfaqësues të shoqatës “Në Dobi të Gruas Shqiptare” si koordinues të kësaj nisme.
Gjendja e rënduar e banorëve në këto zona ka thirrur ditë më parë në një tryezë të përbashkët, Avokatin e Popullit Igli Totozani me përfaqësues të shoqërisë civile dhe organizatave të ndryshme që veprojnë në Shqipëri.
Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte inicimi i një plani ndihme të përbashkët midis zyrës së Avokatit të Popullit dhe shoqërisë civile. Me synimin për t’i ndihmuar këta banorë në nevojat e tyre më imediate, Avokati i Popullit dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, kanë vendosur mbledhjen e ndihmave ushqimore për t’u ardhur në ndihmë banorëve në vështirësi.
Organizata dhe qytetarë të ndryshëm kanë ndihmuar në mbledhjen e këtyre ndihmave, që tashmë do të shpërndahen nëpër rrjete të shoqërisë civile në këto zona për të gjithë personat që janë në nevojë emergjente për ushqim.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)