Delegacionet e Kosoves dhe Serbise takohen ne Bruksel per rinisjen e bisedimeve
Delegacionet e Kosoves dhe Serbise takohen sot ne Bruksel per te rifilluar bisedimet e ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian.
Bisedimet kishin ngecur per shkak te mospajtimeve rreth menyres se perfaqesimit te Kosoves ne forumet rajonale. Beogradi ngulte kembe qe kjo te behej nen Rezoluten 1244 te Keshilli te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara ndersa Prishtina kishte refuzuar nje gje te tille.
Ndermjetesuesit besojne se mund te arrihet nje kompromis meqe te dyja palet kane ndryshuar qendrimet pas trysnise diplomatike.