Sarkozi,62% e francezëve kundër rizgjedhjes së tij
Në rast se zgjedhjet presidenciale do të mbaheshin aktualisht në Francë, Nikolas Sarkozi nuk do të ishte preferenca e parë për popullin francez. Rezultatet e sondazhit më të fundit përsa i përket popullaritetit të presidentit francez, Nikolas Sarkozi treguan një rënia drastike të kreu të Elizesë. Sipas këtyre rezultateve, 62 % e francezëve nuk e dëshirojnë më Sarkozinë si president të tyrin.
Rezultati u ndërmor pas një seri të fortë skandalesh korrupsioni në kabinetin qeveritarë francez dhe përfshirjën e disa ministrave të qeverisë franceze.Gjithashtu ky sondazh vjen pas kritikave të forta të ndërkombëtarëve dhe të Papës mbi dëbimin e 70 romëve nga Franca. Gjithashtu as zonja e presidentit Sarkozi nuk po ndihmon në përmirësimin e imazhit të zyrtarit më të lartë francez. Ish-top modelja italiane, Carla Bruni është akuzuar si një një zonjë koprace nga një prej miteve të kulturës dhe kinematografisë
franceze, ish-aktores të famshme të viteve 60', Brigite Bardo.