Rice dhe vizita e cuditshme ne Libi

Muammar Gaddafi nuk humbiste asnjë rast për të sulmuar fuqinë imperialiste amerikane, sic e quante ai, apo armiqtë e radhës në Shtepinë e Bardhë.
E megjithatë, për ish-shefen e diplomacisë amerikane, Condoleeza Rice kishte një dobësi të cilën nuk ngurroi ta vinte në dukje gjatë vizitës së saj zyrtare në Tripoli në 2008-ten.
Ajo vete rrefeu gjate nje interviste per nje television ne Shtetet e Bashkuara gjithe cfare ndodhi ne takim. Pasioni i kolonelit mberrinte deri aty sa kishte detyruar njerin prej muzikanteve me ne ze te Libise te kompozonte nje kenge te dedikuar Rice-t me titull: “Black flower in the White House” (Lulja e zeze ne Shtepine e Bardhe”.
Ish-sekretarja e Shtetit ka rrefyer sesi duke dale jashte protokollit, Gaddafi i kishte thene: “Dua t’ju tregoj nje video”.
“Pamjet filmike ishin nje kolazh ne shoqerine e lidereve te ndryshem boterore. Une me Putinin, une me Hu Xhintaon. Gjithe cfare me kalonte ne mendje ne ato momente ishte: sa duhet te rri e ulur ketu dhe sa shpejt mund te largohem?”, thotë Rice. E pastaj, qershia mbi torte per kolonelin ishte pjesa muzikore e krijuar per nder te saj.
Kjo mjaftoi qe Rice akoma sot ta etiketoje kete ndalese ne Libi si misionin me te cuditshem ne te gjithe mandatin e saj. Ish-kryediplomatja nuk u terhoq edhe kur intervistuesi e pyeti nese ka patur ndonje afersi pak te tepruar ne marredheniet mes administrates se Bushit dhe regjimit te kolonelit.”Shpresonim per eliminimin e armeve te tij te shkaterrimit ne mase, me te rrezikshmet qe dispononte, - eshte shprehur ajo. - Nuk kishim ndermend te krijonim raporte afersie me Gaddafi-n”.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Vendimi i BE-së, Papandreu: Shpëtuam
“Një ditë e re po lind për ne"
Liderët e BE arrijnë marrëveshjen
Serbët heqin vullnetarisht barrikadat
Thaci: Në konflikt me ata që shkelin ligjin
Berisha: Dixhitalizimi i shërbimeve, arritje