E Diel, 1 Nëntor 2026

Meshkujt me ‘biznes’, femrat me ‘ekonomi’

Përfaqësuesja e femrave të Japonisë në futboll ishte shpallur kampione e botës në Gjermani vitin e kaluar. Një sukses i merituar, pasi që vajzat e Sol Levante kishin dominuar, duke dhënë leksione të futbollit. Janë të forta, shumë të forta.

Për këtë shumë njerëz janë të bindur se do të jenë ato që do ta fitojnë medaljen e artë edhe në Olimpiadë. Një sukses që duket se tashmë është shkruar, por që në Japoni duket se nuk i intereson askujt.

Natyrisht, festimi i suksesit olimpik u pëlqen të gjithëve, por këto femra nuk mund të presin tretman të veçantë. Bile e kundërta. Derisa përfaqësuesja e meshkujve është vendosur në Angli pas një udhëtimi absolutisht komfor, me një aeroplan të klasit ‘biznes’ (klasi i parë), koleget e tyre janë dashur të udhëtojnë me aeroplan të klasit më të ulët ‘ekonomi’ (klasi i dytë).

Një diferencë pothuajse e pashpjegueshme, e cila ka krijuar jo pak polemika sa që Federata e Futbollit e Japonisë është detyruar të intervenojë për çështjen dhe t’i shpjegojë motivet që e kanë sjellë në këtë zhgënjim. Arsyetim i këtij vendimi duket të ketë qenë fakti se futbollistët janë profesionistë, kurse futbollistet pak më shumë se amatore.

“Është dashur të ndodhte e kundërta, sepse ne jemi kampione të botës”, ka thënë futbollistja Homare Sawa e cila shpreson që me bashkëlojtaret e saj ta fitojë të artën dhe të rikthehen në shtëpi me aeroplan të klasit të parë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›