Peshëngritësi shqiptar Hysen Pulaku rezulton pozitiv në testin anti-doping
TIRANË - Peshëngritësi shqiptar, Hysen Pulaku, i cili konkurron në peshën 77 kg, pjesë e delegacionit shqiptar në Lojërat Olimpike "Londër 2012", ka rezultuar pozitiv pas një testi të bërë nga IOC në bashkëpunim me WADA.
Sipas Shefit të Misionit, Viron Bezhani, ky është testi i parë dhe sot sportisti Pulaku ka pranuar të bëjë testin B të provës antidoping. Sportisti, së bashku me trajnerin, është shoqëruar nga mjeku i ekipit për të ndjekur të gjithë procedurën sipas rregullores së WADA.
Pak kohë më parë Federata Botërore e Peshëngritjes pezulloi për 2 vjet peshëngritësin shqiptar Erkand Qerimaj pasi rezultoi pozitiv në testin antidoping, që iu nënshtrua në Europianin e Antalias, ku doli Kampion Europe në peshën 77 kg.
Nga ky vendim Qerimajt iu hoq edhe titulli kampion i fituar në Antalia, si dhe fondi i akorduar nga Ministria e Sporteve, ndërkohë që nuk do të marrë pjesë në Olimpiadën e Londrës, duke bërë që Shqipëria të humbasë një prej sportistëve të saj më premtues.
Peshëngritësi Erkand Qerimaj e apeloi këtë vendim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës, e cila vendosi ta ulë dënimin për peshëngritësin shqiptar me 11 muaj.
(er.nu/BalkanWeb)