E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktimat e para shqiptare në Damask

Nga bombardimet e forcave qeveritare në Damask merret vesh se kanë rënë viktimat e para të “arnautëve”, banorë vendës me origjinë nga Kosova.

Burime të afërta me arnautët e Sirisë, që përqendrohen në dy lagje në Damask: në Jug (Kadam) dhe në veri (Divanje), bëjnë me dije se dje, me rastin e operacionit të “pastrimet e qytetit prej terroristeve”, ushtria siriane bombardoi dhe shkatërroi shumë shtëpi në pjesën jugore të Damaskut, ku gjendet “Lagjja e arnautëve”.

Me këtë rast ranë dhjetëra të vrarë e të plagosur, në mesin e tyre edhe Munir Arnauti me origjinë nga Podujeva, e Behlul Arnauti me origjinë nga Kalishani. Numri i saktë i viktimave mund të dihet vetëm pas tërheqjes së forcave të regjimit të Bashar al Assadit prej kësaj pjese të Damaskut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›