Olimpiada e Lodrës, takimet sportive nisin me incidente diplomatike
LONDËR- Një incident diplomatik e ka shënuar ditën e parë të garave në Olimpiadën e Londrës, pasi seleksioni futbollistik i femrave të Koresë Veriore, është larguar nga stadiumi për shkak se para ndeshjes me Kolumbinë, ishte paraqitur flamuri i Koresë Jugore.
Ky gabim ka çuar në më tepër se një orë vonesë, ndërsa përfundisht, Koreja Veriore fitoi me rezultat 2:0. Në fillim të turneut të futbollit të femrave në Olimpiadë fitore korrën edhe Britania, Shtetet e Bashkuara, Japonia, Brazili dhe Suedia, raporton REL.
Turneu në futbollin e meshkujve fillon sot me takimet Honduras – Maroko, Meksiko – Koreja Jugore, Spanja – Japonia, Emiratet e Bashkuara Arabe – Uruguaji, Gaboni – Zvicra, Bjellorusia – Zelanda e Re, Brazili – Egjipti dhe Britania – Senegali.
Ceremonia zyrtare e hapjes së Lojërave Olimpike 2012 në Londër bëhet të premten në mbrëmje.
(e.m/BalkanWeb)