E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi: Iki vetëm nëse më përzënë

Lionel Mesi flet pa dorashka pas zërave se ai mund të transferohet te Reali. "Nuk e di ku bazohen këto fjalë, por unë nuk dua të largohem nga Barça", tha argjentinasi. "Do të iki nga klubi vetëm nëse më përzënë". Dëshira për të qëndruar me katalanët u pohua edhe nga babai i yllit 21-vjeçar: "E di se Leo dëshiron të qëndrojë me Barcelonën dhe nuk do të transferohet kurrë në Madrid". Rreth kësaj çështjeje ka folur edhe presidenti "blaugrana", Joan Laporta: "Mesi ndihet i lumtur me ne; u formua te Barça dhe synon të qëndrojë me klubin. Madridi? Synojnë të na destabilizojnë, për të fshehur problemet e tyre".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›