SHBA, droga mbërrin me nëndetëse
Fotoja është spektakolare, tregon ekuipazhin e narkotrafikantëve teksa përpiqen të largohen nga një nëndetëse e kapur nga marina amerikane para dy javësh. Këto mininëndetëse janë ndërtuar në xhunglën kolumbiane dhe janë transportuar më pas deri në breg. Transportojnë nga 4 në 12 tonelata kokainë dhe kanë një autonomi prej pesë mijë kilometrash, kanë motorë diezel dhe ekuipazhe prej katër vetash. Zakonisht, trafikantët i përdorin për të transportuar drogën nga Kolumbia në Meksikë.