Ramos zgjedh Diarra për Champions
Huande Ramos, trajneri i Realit të Madridit, ka përfshirë në listën e skuadrës për Ligën e Kampioneve, Lasana Diarranë. Në këtë mënyrë, mesfushori francez fiton "balotazhin" me Klas-Jan Huntelar, për vendin e vetëm të mbetur vakant në aktivitetin më prestigjioz në kontinent. Sipas të përditshmes sportive "Marca", Ramos është i bindur se Diarra është më i rëndësishëm për skuadrën në aventurën evropiane se sulmuesi holandez. Mesfushori shkatërrues është konfirmuar si një pikë e fortë e "merengues" në ndeshjet e para me skuadrën, ndërkohë që Huntelar ende nuk ka shënuar golin e parë me madrilenët.