Misho Kampione Jo kete sezon
Misho Kersticevic flet me superlativa per organiken e skuadres qe drejton nga pasditja e djeshme por nuk premton trofe per kete sezon. Duke njohur mjaftueshem kampionatin shqiptar ndeshjet e te cilit pohoi se i ka ndjekur nepermjet televizionit sipas tij eshte shume e veshtire por jo e paarritshme qe te kapesh kreun e renditjes ne keto momente. Misho konfirmoi faktin se skuadra do te luaje per nje vend ne Kupat e Europes dhe persa i perket temes se nxehte te nderhyrjeve ne formacion ai u shpreh kategorikisht kunder duke thene se nuk do lejoje asnje te nderhyje te Tirana.
Ne fjalet e para si bardheblu kroati ka vleresuar lojtaret duke hedhur idene e nje skuadre qe te mendoje jo vetem per Superioren. Tirana ka ne
organiken e saj lojtare mjaft cilesore te rinj por edhe me eksperience te cilet mund te bejne shume mire nese sterviten rregullisht dhe japin me te miren e tyre. Une kam ardhur ketu per te krijuar nje skuader e cila te jete e afte jo vetem per ne kampionatin shqiptar por edhe ne Kupat e Europes. Jam i bindur se mund te arrijme me te miren me keta lojtare pohoi fillimisht Kerticevic. I pyetur nga mediat sesi do te reagonte nese do te kishte nderhyrje ne berjen e formacionit fakt per te cilin thuhet se eshte larguar edhe ish-trajneri Nevil Dede Kersticevic e mohoi kategorikisht.
Halili Nuk largoja 4 lojtare per Deden
Nevil Dede u shkarkua nga drejtimi i Tiranes per rezultate te dobeta dhe per shkak te perplasjeve ne grupin bardheblu. Kjo eshte pak a shume ajo qe ka thene dje presidenti i ketij klubi Refik Halili gjate prezantimit te trajnerit te ri. Shpeshhere kur kemi pasur probleme ne ekip kemi vendosur qe perkundrejt heqjes se tre-kater lojtareve te zevendesojme trajnerin. Te njejten gje beme edhe me Deden. Kur pame qe skuadra nuk po ecte si duhet pasi edhe perpos investimeve te bera por me se shumti frymes se grupit gjerat nuk po ndryshonin dhe rezultatet nuk ishin ato qe ne kerkonim atehere vendosem qe ta zevendesonim ka pohuar Halili.