E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe Kjo eshte Shqiperia ime sbej ndryshime

Trajneri i Kombetares shqiptare Josip Kuzhe u shfaq i qete ne konferencen e djeshme per shtyp 24 ore para ndeshjes miqesore me Sllovenine.
Ai tregoi gjithcka per formacionin dhe levizjet e mundshme qe do te behen gjate lojes nderkohe qe iu pergjigj me diplomaci pyetjeve per te ardhmen. Do luajme me dy mesfushore difensive dhe njeri prej tyre eshte Lala. Per tjetrin zgjodha Lilen sepse ai avancon me shume ne zonen kundershtare nderkohe qe Bulku eshte me statik. Duhet te dime qe ne ndeshjen ndaj Bjellorusise na mungon Dallku dhe Curri. Ne mbrojtje ne krah te Canes do te jete Teli. Kam shume besim te ky lojtar per me teper qe me ka bindur me paraqitjen e tij ne dy ndeshjet e fundit. Kjo eshte zgjedhje perfundimtare pasi nuk dua ta ndryshoj shume ekipin tha Kuzhe.
Nderkohe trajneri ka prekur edhe faktin se nuk ka me ne skuader nje lojtar si Skela. Skela eshte nje humbje e madhe per mua si trajner. Une jam i lumtur qe ai ka gjetur nje skuader edhe pse ne Ligen e Peste. Ai eshte lojtar shume i rendesishem per ne dhe dua qe ta kem te gatshem kunder Bjellorusise. Per ndeshjen me Sllovenine ne do ti perdorim te gjitha kartat duke pasur afer zones se kundershtarit lojtare te cilet mund te jene te rrezikshem. Duro dhe Agolli nga krahet por edhe Muzaken me Bakajn do ti perdorim gjate lojes. Do te doja te provojme skema te ndryshme. Kemi nje kundershtar te veshtire si Sllovenia por na duhet te marrim nje rezultat pozitiv per te krijuar nje klime te mire ne prag te ndeshjes me Bjellorusine. Une i kam te qarta idete dhe kete ia kam bere te ditur ekipit. Do te ishte dicka e mire per vazhdimesine nese fitonim neser sot ka thene dje Kuzhe.

Shqiperi-Slloveni

Sonte ora 2000

Stadiumi Qemal Stafa

Formacionet e mundshme

Shqiperia Ujkani Dallku Cana Teli Vangjeli Duro Lila Lala Agolli Bogdani Salihi.

Sllovenia Handanovic Brecko Sezar Shuler Jokic Kirm Radosavljevic Bacinovic Birsa Dedic Novakovic.

JORGIS MEMO

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›