Mesi akuzohet për evazion fiskal, fshehu 4 milionë euro
SPANJE- Të jesh futbollisti më i mirë në botë, nuk do të thotë se nuk ke asnjë problem. Kështu i ka ndodhur Lionel Mesit, që duket se ndodhet në telashe. Mesi dhe babai i tij, Jorge, janë në qendër të një hetimi nga Prokuroria e Barcelonës për akuzën e evazionit fiskal.
Sipas shtypit spanjoll, katër herë fituesi i “Topit të Artë” dhe babai i tij akuzohen për fshehjen e 4 milionë eurove. Kjo shumë, sipas autoriteteve spanjolle, është përfituar nga e drejta e imazhit e yllit argjentinas, nga viti 2007 deri në vitin 2009.
Mesi dhe babai i tij janë informuar për akuzën e ngritur nëpërmjet një letre të dërguar nga autoritetet në qendrën stërvitore Gava.
Vetë Lionel Mesi nuk ka lëshuar asnjë deklaratë për këtë akuzë, madje është këshilluar nga avokatët e tij të mos flasë në lidhje me këtë çështje, pasi do të ndikonte në anën psikologjike të lojtarit, që kohët e fundit ka qenë i angazhuar me ekipin kombëtar të Argjentinës, edhe pse nuk është aktivizuar. Gjithsesi, pritet që kjo çështje të zgjasë dhe më pas do të mësohet se si Mesi mund të ketë gënjyer, duke fshehur taksat dhe duke bërë evazion fiskal.
(m.a/Eduard Ilnica/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Mesi akuzohet për evazion fiskal, fshehu 4 milionë euro