E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesi dëshiron më shumë trofetë e ekipit sesa ato personalë

Barcelonë - Leo Mesi deklaron se nuk është dëshpëruar aspak për trofeun e futbollistit më të mirë të vitit, i cili u fitua nga Kristiano Ronaldo. Argjentinasi është i përqendruar totalisht tek skuadra e tij, dhe tek sfidat që e presin atë. Mesi i jep më tepër rëndësi kompeticioneve në të cilat është pjesëmarrëse Barcelona dhe ekipi i tij përfaqësues, Argjentina.

“Ndonjë lojtar tjetër do të dëshironte të fitonte trofeun e Franc Football'it, por unë preferoj më shumë trofetë me Barcelonën dhe Argjentinën, -deklaron Mesi për websitin e klubit. –Ronaldo mendoj se e meritonte më shumë se të gjithë këtë trofe, pasi ai në sezonin e shkuar fitoi gjithçka me klubin e tij”.

Barcelona është e angazhuar maksimalisht në kampionat për të vazhduar rrugën e nisur drejt titullit kampion. Në ndeshjen e fundit katalanasit arritën një fitore në transfertën e Seviljas, ndërsa këtë javë do të presin në tempullin e tyre Valencian.

“Në zhvilluam një ndeshje të vështirë me Seviljan, dhe duhet të vazhdojmë kështu në çdo ndehje, pasi tani do të kemi përballjet direkte me ekipet rivale, -shprehet Mesi. -Duhet të dalim fitues në këto përballje për të arritur qëllimet tona”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›