Uellsi, Skocia dhe Irlanda Veriut, shpallin kandidaturën për “Euro 2016”
Glasgou - Tre vendet britanike, Skocia, Uellsi, dhe Irlanda e Veriut, shpallin së bashku kandidaturën e tyre për zhvillimin e kampionatit europian në vitin 2016. Komunikimin e ka bërë sot Federata Skoceze e Futbollit.
Nëse vendet britanike do të fitojnë të drejtën për zhvillimin e Euro 2016, atëherë kjo është hera e parë në histori që ky kompeticion organizohet nga tre vende. Këtë vit u organizua nga Zvicra dhe Austria, ndërsa në vitin 2012 do të organizohet nga Polonia dhe Ukraina. Rivalja kryesore e vendeve britanike në garën për të drejtën e organizimit të Euro 2016 është shteti ynë fqinj, Italia.